Lotito: Savic nuk është në shitje, Alberto mund të largohet nëse na sjell para

by admin
Spread the love

Pas deklaratave të agjentit të Luis Albertos i cili tha se lojtari i tij dëshrion të largohet, ka reaguar edhe presidenti i Lazios, Claudio Lotito. Ky i fundit ka një mesazh të qartë për mesfushorin duke i hapur derën e largimit, por me një kusht që duhet të plotësohet.

“Nesë dëshiron të largohet ai duhet të sjellë në klub që do të paguajë për kartonin e tij sepse në të kundërt unë nuk mendoj ta jap thjesht në formë huazimi në merkaton e janarit. Nuk më ka ardhur asnjë ofertë nga Atletico. Për momentin situata nuk ka ndryshuar që nga vera kur Sevilla ndoshta e mashtroi.”

Më pas numri 1 i Lazios foli gjithashtu edhe për zërat e merkatos që e shikojnë Milinkovic-Savic larg kryeqytetit italian. “Të gjithë thontë se Milinkovic do të shkojë diku tjetër, por ai nuk është në shitje. Të gjithë e dinë sa vlen ai për mua dhe për Lazion, dhe unë jam ndalur në diskutimet që po bëjmë për rinovimin e kontratës.”

Foto: S.S. Lazio, Facebook

You may also like