Lorenc Vangjeli zbardh zhvillimet e forta që priten në ditët në vijim: Ja çfarë po tenton Ilir Meta

by admin
Spread the love

Analisti Lorenc Vangjeli gjatë një interviste në një studio televizive reagoi në lidhje me protestën në landfillin e Sharrës të Ilir Metës. Sipas Vangjelit ish presidenti ka bërë një tentativë të fortë për të marrë drejtimin e opozitës.

“E djeshmja ishte një lojë klasike bilardoje, ku landfilli i Sharrës ishte çoku për të goditur një bilë tjetër. Partia e Lirisë fillon këtu. Protesta ka të bëjë më tentativën e fortë të Ilir Metës për të marrë drejtimin e opozitës. Kjo bëhet për të shmangur kontraditën, që inceneratorët si kalë beteje i Partisë së Lirisë…Ka pasur më shumë sukses përmes dosjes, fakteve, se sa duke tentuar të bësh një show të tillë, që në përmbajtje nuk afron asgjë të shtuar. LSI duke qenë në minorancë brenda për brenda opozitës, po tenton të luajë me ide përballë mungesës së numrave. Ndërkohë që në krah ka një PD që ka numra, por s’ka ide. Edhe në qasjen ndaj inceneratorëve janë të ndryshëm. Nëse njëra parë ka vetëm algoritmin e ndeshjes në mënyrë të egër. Partia e Lirisë po tenton të japë prova.

Meta po tenton të imponohet si drejtues i opozitës së bashkuar. Ai e di që të dy bashkë kanë shumë pak shanse përballë Ramës. Garën ai e ka për të treguar se cili mund të jetë nesër kryeministri i ardhshëm. Sot Edi Rama mund të numërojë si aleatët e tij më të fortë, për paradoks pikërisht Berishën dhe Metën. Aktorët janë të njëjtë, por skenari ka ndryshuar. Edhe ai vend ku u protestua ditën e djeshme. 20 vjet më parë Ilir Meta ishte po aty me kostumin e kryeministrit. Ishte një tmerr atje, sot është ndryshe. A është Shqipëria më e pastër se dje? A mund të bëhej kjo gjë duke respektuar procedurën dhe duke shpenzuar më pak para? Përgjigjja vjen nga arbitri që është SPAK-u. Për pjesën tjetër përgjegjësia morale dhe politike, vendos publiku, ku një herë në katër vjet vihet në apel për të zgjedhur të keqen më të vogël. Pushteti në opozitë para së gjithash është moral”, u shpreh analisti.

Vangjeli tha se Berisha e sundon PD-në, dhe sipas tij ish-kryeministri pret të ndodhin dy mrekulli.

“Berisha kontrollon në sistem vertikal, ndërkohë që nuk ka grup parlamentar. Berisha pret të ndodhin dy mrekulli, e para të ketë në mos triumf, një barazim shifrash në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm për ta shitur si fitore. Tjetra, të mos ketë të njëjtin fat si në rastin anglosakson me BE, dhe që njerëz të afërt të tij të mos goditen në mënyrë domethënëse nga drejtësia. Është e dukshme që opozita shqiptare është duke u rithemeluar, është një opozitë që nuk shitet, nuk blihet dhe as jepet me qira. Nëse deri para një viti në orën 12:00 në PD qëndronte vetëm roja i parkingut, sot me stilin e vjetër dhe bolshevik Berisha qëndron deri në 12:00 të natës”, theksoi Vangjeli.

You may also like