Lorenc Vangjeli bën komentin epik: Nuk do të ishte çudi që Berisha t’i kërkonte votën edhe “armikut” të tij

by admin
Spread the love

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur i bindur se në zgjedhjet vendore të 2023, synimi i Ilir Metës nuk është fitimi i një Bashkie, por e konsideron një sprovë e Partisë së Lirisë për t’u ringritur dhe për të qenë gati në zgjedhjet parlamentare te 2025.

“Sot Meta është bërë edhe me djallin, me Bardhin dhe me çdo gjë tjetër kundër Ramës. Çdo votë që vjen për të do ishte e mbarë, ai do të luajë në këto zgjedhje, jo për ato zgjedhjet lokale, ai do të luaj për t’u imponuar për zgjedhjet e 2025. Nuk i intereson kryetari i Bashkisë, por baza për ta ringritur partinë”, tha Vangjeli.

Vangjeli është ndalur edhe te Sali Berisha, sipas së cili pi bën çdo përpjekje për të marrë çdo votë të mundshme në objektivin e tij për mundur kryeministrin Edi Rama. E këtu, Vangjeli tha me bindje, se ai është gati që t’i kërkoj votën edhe Lulzim Bashës, pra “armikut” të tij më të madh për moment.

Nuk do ishte çudi që Berisha të kërkonte edhe votën e Bashës”, tha analisti.

You may also like