LONDËR – McCallum: Konflikti në Gaza mund të frymëzojë terrorizmin në BM

by admin
Spread the love

LONDËR, 18 tetor /ATSH-DPA/ – Konflikti në Gaza mund të frymëzojë akte terroriste në Mbretërinë e Bashkuar, deklaroi kreu i agjencisë sekrete britanike, MI5.

Të paktën 1 400 persona u vranë, shumë prej tyre civilë, dhe mijëra të tjerë u plagosën në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Më shumë se 2 778 palestinezë kanë vdekur pasi Izraeli nisi sulmet ajrore në Gaza si përgjigje dhe parandaloi hyrjen e karburantit, ujit, ushqimit dhe furnizimeve mjekësore në territorin e ngushtë, shtëpia e më shumë se dy milionë njerëzve.

Drejtori i Përgjithshëm i MI5 Ken McCallum u bashkua me homologët e tij nga shërbimet sekrete ”Five Eyes” (MB, SHBA, Kanada, Australi dhe Zelanda e Re), në një takim të organizuar nga FBI.

Duke folur me gazetarët, McCallum tha se ”MI5 po i kushtonte vëmendje shumë të madhe ngjarjeve në Lindjen e Mesme”.

”Ekziston qartë potenciali që ngjarje të thella në Lindjen e Mesme të gjenerojnë një vëllim më të madh kërcënimi në Britaninë e Madhe”, theksoi ai.

”Terroristët mund të marrin frymëzim jo vetëm nga ajo që ata shohin duke ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe nga ajo që ata shohin se ndodh në Lindjen e Mesme, në kontinent apo gjetkë”, theksoi ai./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like