“Lojtari më i mirë i Premier League”, Guardiola: Ai jeton për futbollin

by admin
Spread the love

Pep Guardiola e shijoi në maksimum suksesin në derbin e qytetit. Dhe pas ndeshjes deklaroi:

Fitore që erdhi falë një performance shumë të mirë. E nisëm shumë mirë ndeshjen, por e pësuam në topin e parë të gjatë të United. Nuk ishim të rreshtuar mirë në atë moment.

Na pushtoi pak ankthi në pjesën e parë. Mos të harrojmë që United është ndërtuar për të dalë shpejt me kundërsulme. Gjatë së cilave ata të dëmtojnë shumë”.

Nuk mungojnë elozhet për Phil Foden, njeriu i derbit. 23-vjeçari shënoi dy golat e përmbysjes, teksa fitorja me “tris” u kompletua nga Erling Haaland.

Gjithmonë ka qenë një futbollist i talentuar, por tani është më i pjekur dhe arrin të lexojë më mirë lojën. Sidomos në aspektin mbrojtës. Ai mund të luajë kudo.

Çfarë të them, Phil është lojtari më i mirë në Premier Leaguer për momentin. I mrekullueshëm. Ai e dashuron futbollin, jeton për futbollin. Më dha kënaqësi të madhe me dy golat që realizoi.

Është gëzim i madh ta shohësh duke luajtur. Ka edhe një etikë punë të jashtëzakonshme”, u shpreh trajneri spanjoll i fituesve të tripletës gjatë sezonit të kaluar.

You may also like