“Lojtarët janë tepër të zhgënjyer”, Mikel Arteta: Nuk bëmë pothuajse asnjë gabim, deri te pësimi i golit

by admin
Spread the love

Arsenali u mund nga Bajerni Mynihu duke u eliminuar përfundimisht nga ky sezon i Lifgës së Kampioneve. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i “topçinjve” Mikel Arteta, dha një intervistë për mediat ku shprehet tmerrësisht i zhgënjyer nga ky rezultat:

Në këtë moment lojtarët janë tepër të zhgënjyer. Nuk gjej dot fjalët e duhura t’i inkurajoj. Do të doja por nuk i gjej. Ne u ndeshëm me nje skuadër që ka shumë eksperiencë. Gjatë momentin kur ishim në barazim, gabimet ishin tepër të vogla. Kishte momente ku ne ishim më mirë, por ne i dhamë atyre dy gola që në ndeshjen e parë dhe ky është një avantazh i madh.

Sot mund të shikohet se gabimet ishin pothuajse zero. I vetmi gabim që bëmë ishte në momentin e golit ku nuk mundëm të mbrojmë mirë zonën. Pas pësimit, ne provuam në mënyra të ndryshme të barazonim por ishte e vështirë. Tani është koha që të qëndrojmë afër lojtarëve dhe t’i mbështesim sepse janë ata që na kanë pruar deri këtu.

PANORAMASPORT.AL

You may also like