Lloga: Dënimi me vdekje është i ndaluar tek ne, por mendoj se do të ishte shpëtim për ata monstra

by admin
Spread the love

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, shprehi ngushëllimet e tij familjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe familjes së Pançe Zhezhovski dhe shprehi keqardhje për tragjedinë e madhe në të cilën pa mëshirë u morën dy jetë.

“Sot është ditë pikëllimi për Maqedoninë. Jemi të tronditur dhe të shokuar nga ngjarja. Burgimi i përjetshëm është dënimi më i vogël që duhet dhënë për monstrat e kësaj tragjedie. Besoj në MPB-në dhe në PP-në se në fund, gjykata do ta shqiptojë dënimin përkatës dhe drejtësia do të dalë në shesh”, tha Lloga.

Lidhur me dënimin me vdekje, ministri Lloga theksoi se Kushtetuta e ndalon atë, e gjithashtu kemi miratuar edhe protokolle dhe konventa, që e ndalojnë dënimin me vdekje.

“Unë jam në mesin e atyre qytetarëve të këtij shteti që mendojnë se dënimi me vdekje do të ishte shpëtim për ata monstra dhe jam në anën që ata ta përjetojnë deri në fund të jetës, në ndërgjegjen e tyre për atë që kanë bërë dhe çdo ditë e më rëndë ta përjetojnë këtë ngjarje. Dënimi me burg të përjetshëm është dënimi më i vogël që duhet ta shqiptojnë institucionet tona”, deklaroi Lloga.

MARKETING



You may also like