Lleshi: Shteti të formojë organe për eliminimin e abuzimeve në ndërtimtari (VIDEO)

by admin
Spread the love

Inxhinieri i Ndërtimtarisë, Xhelal Lleshi, në një intervistë për emisionin KIKS Kosova ka krahasuar ndërtimet e bëra në të kaluara dhe në ditët e sotme.

Sipas tij, ani pse cilësia e ndërtimit sot nuk është e dobët, vendosja e objekteve bëhet pa një plan urbanistik.

Ai kujton kohën e paraluftës, kur të gjitha projektet ndërtimore është dashur që t’u përbahen, ndër të tjera, edhe kushteve seizmologjike.

Përveç zbatimit të standarteve të përcaktuar për ndërtim, Lleshi e sheh si thelbësore edhe mbikëqyrjen e përhershme të objekteve.

Prandaj, ai këshillon institucionet përgjegjëse që të krijojnë organe të veçante, të cilat do të eliminonin të gjitha abuzimet në ndërtimari.

 

You may also like