Llapi dominuese kundër Malishevës, shkëlqen Veliu me dy gola

by admin
Spread the love

Llapi ka triumfuar 3-0 në shtëpi ndaj Malishevës në kuadër të javës së 22-të në BKT Superligën e Kosovës.

Pas vetëm 28 minutash lojë, llapjanët kaluan në epërsi me golin e Valmir Veliut, që edhe këndelli skuadrën e tij.

Derisa po përfundonte pjesa e parë, Veliu doli edhe një herë në listën e realizatorëve, me golin e shënuar në minutën e 43-të.

Në 45 minutat e dytë, sërish ishte Llapi që dominonte, mirëpo mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Benjamin Emini u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 72-të.

Mirëpo, ky karton i kuq nuk i ndaloi ata që të shënonin edhe golin e tretë me anë të Arbnor Ramadanit (83′).

Pas javës së 22-të, Llapi gjendet në vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa Malisheva në të shtatin me 23 sosh. 

You may also like