Llapi bëhet me një tjetër sponsor, nënshkruan me brendin ndërkombëtar të veshjeve

by admin
Spread the love

Kryesia e klubit KF Llapi sot (e martë) ka njoftuar finalizimin me sukses e marrëveshjes për sponsorisim me brendin ndërkombëtar të veshjeve S//SPRINT.

Lajmin e ka konfirmuar vet klubit, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Të dy palët kanë nënshkruar marrëveshje një vjecare, teksa shprehen se ky është vetëm njëri prej hapave të mëtutjeshëm të bashkëpunimit mes palëve i cili pritet të jetë edhe më afatgjatë.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Në praninë e përfaqësuesit të ë//ë, z. Sami Sopa dhe përfaqësuesve tanë, Presidentit z. Beqir Batatina dhe kryetrajnerit z. Tahir Batatina, klubi ynë ka firmosur marrëveshje 1 vjeçare me ë//ë, brend ky i veshjeve që ka përfaqësi brenda dhe jashtë Kosovës.

Ky brend i pronarit llapjan z. Sopa me seli të prodhimit fshatin Letanc të Podujevës njihet për kualitetin e prodhimit të veshjeve si dhe ka mjaft përhapje në vendin tonë dhe vendet tjera jashtë Kosovës.

Të dy palët u shprehën të kënaqur me arritjen e marrëveshjes dhe ky është vetëm njëri prej hapave të mëtutjeshëm të bashkëpunimit mes palëve i cili pritet të jetë edhe më afatgjatë.

You may also like