LIVE UDINEZE-MILAN/ Ndizet sfida, portieri i mohon golin Zhirusë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Milani duket sikur ka dalë nga kriza e rezultateve në javët e kaluara me tre fitore radhazi në kampionat dhe sot kuqezinjtë do të kërkojnë të katërtën përballë Udinezes në transfertë.

Një ndeshje delikate për skuadrën e Piolit, që kërkon të vendosë në trysni ekipet që ka më lart në renditje, Interin e Juventusin. Përballë skuadrës që lufton për mbijetesë, synohet që me tre pikët ekipi të kthehet përsëri protagonist në garën për titull të cilën në pjesën e parë të sezonit e ka parë shpesh nga distanca.

LIVE: UDINEZE-MILAN 0-0

KOMENTI LIVE: 

27′ Milani rrezikon sërish me Adli, që provon nga goditja e dënimit, por tentativa e tij grushtohet në këndore nga portieri.

16′ Rastin e parë të rrezikshëm e regjistron Milani me anë të Zhiru, që gjuan bukur nga e majta e zonës, por topi ndalet nga portieri Okoje, që i mohon golin sulmuesit francez. (VIDEO) 

13′ Ende asnjë gjuajtje e rrezikshme në portat respektive. Milani shfaqet më kërkues në këto momente, por mungon saktësia para portës.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

UDINEZE (3-5-1-1): Okoje; Ferreira, Perez, Kristensen; Ebosele, Lovriç, Uollas, Samarxhiç, Kamara; Pereira; Luka.
Trajner: G. Çofi

MILAN (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Kjaer, Gabia, Hernandez; Rejinders, Adli; Pulisiç, Loftus Çik, Leao; Zhiru.
Trajner: S. Pioli

saddassdaassdadasads

PANORAMASPORT.AL

You may also like