LIVE/ Starton prezantimi zyrtar i Ronaldos, ndiqni fjalën e tij si lojtar i Al Nassr – Shqip

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo ka nisur prezantimin e tij zyrtarë për klubin e Al Nassr, në Arabi. 37 vjeçari portugez do të startojë aventurën e tij të re larg kontinentit europian për herë të parë në karrierën e tij.

Mesazhi i klubit pas firmës së Cristiano Ronaldo:

“Kjo është një nënshkrim që jo vetëm që do të frymëzojë klubin tonë për të arritur sukses edhe më të madh, por do të frymëzojë ligën tonë, kombin tonë dhe brezat e ardhshëm, djemtë dhe vajzat që të jenë versioni më i mirë i vetes. Mirë se vini Cristiano në shtëpinë tuaj të re Al Nassr-FC.”

Ronaldo gjatë fjalës së tij shprehi dëshirën e tij, që njerëzit të mos e shikojnë si fundin e karrierës së tij por si një sfidë të re.

Pjesë nga fjalimi i tij:

“Nëse jepni shembullin e Kupës së Botës, e vetmja skuadër që mundi kampionët (Argjentinën) është Arabia Saudite”.

“Dua të jap një vizion ndryshe për vendin dhe futbollin”.

“Deri tani ndihem shumë mirë, jam shumë krenare që kam marrë këtë vendim të madh në jetën time”.

Rudi Garcia

Trajneri Rudi Garcia, shkurtimisht tregoi objektivin e tij që ka ndaj Ronaldos: “Unë kam vetëm një qëllim, ta bëj atë të ndjehet mirë dhe i lumtur”.

Prezantimi tij LIVE:

You may also like