LIVE Inter-Udineze/ “Uragan” zikaltër, skuadra e Inzagit shënon 3 gola në pak minuta (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ka startuar në orën 20:45, dueli mes Interit dhe Udinezes i vlefshëm për javën e 15-të të Serisë A. Zikaltrit presin në “San Siro” skuadrën e trajnerit Kiofi, me synimin për të marrë tre pikët, që do ta rikthenin në krye të renditjes, aty ku momentalisht pozicionohet Juventusi me një pikë më shumë. 

Trajneri Simone Inzaghi ka hedhur në fushë nga minuta e parë mbrojtësin Bastoni, i cili ka lënë pas dëmtimin, por edhe të riun gjerman Bisek në krah të Acerbit, teksa Darmian ka marrë vendin e Dumfries, që mbetet në infermieri. 

Për sa i përket pjesës tjetër të formacionit nuk ka ndryshime, me mesfushën stabël, Barela-Mkhitarja-Çalhanoglu dhe dyshen e sulmit, Turam-Lautaro Martinez. Ndërkohë në krahun tjetër Udineze kërkon të surprizojë Interin, me formacionin 3-5-1-1.  

LIVE: INTER-UDINEZE 3-0

Çalhanoglu 37′ (p), Dimarko 42′, Turam 44′

KOMENTI:

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

44′ GOOOOOOL INTER 3-0/ Sërish gol në “San Siro”, kësaj here ishte francezi Turam ai që tundi rrjetën. (VIDEO)

42′ GOOOOOL INTER 2-0/ Skuadra e Inzagit dyfishon shifrat me anë të Dimarkos. (VIDEO) 

37′ GOOOOL INTER 1-0/ Zhbllokohe sfida, Çalhanoglu shënon me 11-metërsh (VIDEO)

33′ Penallti me VAR për Interin, pas pengimit brenda zonës së Lautaro Martinez (VIDEO)

15′ Kundërpërgjigjet Udineze me Pereiran, tentativa e tij përfundon ngjitur me shtyllën. Shans i artë për miqtë (VIDEO)

13′ Sërish rrezikshëm Interi, pas kombinimit perfekt Barela-Bisek, ky i fundit servir një top të bukur për Dimarkon që provon, por vendimtare ndërhyrja e portierit Silvestri që i mohon golin zikaltërve (VIDEO)

10′ Ndizet dueli, shtylla i mohon golin Lautaro Martinez, pas tentativës me kokë të argjentinasit (VIDEO)

1′ Starton sfida.

FORMACIONI ZYRTAR:

FORMACIONI

PANORAMASPORT.AL

You may also like