LIVE INTER-LACIO/ Dominim absolut zikaltër, Barela godet traversën (VIDEO)

by admin
Spread the love

Interi do të luajë sot në orën 20:00 gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë ndaj Lacios, për të siguruar një vend në finalen e së hënës, ku Simone Inzagi do të përpiqet jo vetëm të mbrojë fronin dhe të fitojë Superkupën e tretë radhazi me zikaltrit (vetëm Kapelo me Milanin e kanë bërë këtë), por edhe të bëhet trajneri më i titulluar i kompeticionit me 5 trofe, duke lënë pas Kapelon e Lipin, me 4.  

Fituesi i këtij çifti do të përballet në finale me Napolin, që në gjysmëfinale eliminoi Fiorentinën. Të  dy trajnerët, Izagi dhe Sarri kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë, ku padyshim ata kanë përzgjedhur artilerinë e rëndë që nga fillimi.

Dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj te Lacio dhe Kristjan Asllani te Interi, e nisin nga stoli këtë gjysmëfinale të Superkupës së Italisë.

LIVE INTER-LACIO 1-0
19′ Turam

NGJARJET KRYESORE

37’ Tjetër aksion spektakolar i Interit, topi shkon te Barela i cili gjuan fluturimthi por godet traversën e portës bardhekaltër. (VIDEO)

33’ Lautaro provon nga jashtë zonës, Provedel largon me vështirësi dhe shmang devijimin para portës të Turam. (VIDEO)

29’ Dimarko shfaqet rrezikshëm nga e majta, pasimi i tij në qendër këtë herë nuk gjen askënd. (VIDEO)

19’ GOOOL INTERI! Krosim nga e majta, Dimarko pason me thembër për Turam i cili nuk e ka të vështirë të shënojë. (VIDEO)

7’ Turam provon të shënojë me kokë por sfera devijohej jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

4’ Fillimisht Barela e më pas Turam nuk arrijnë të shenjestrojnë portën e Provedel. (VIDEO)

1’ Nis dueli mes dy skuadrave.

Ja formacionet zyrtare të ndeshjes:

INTER-LACIO

inter lacio

PANORAMASPORT.AL

You may also like