LIVE| Dëshmitari i dytë në Gjykatën Speciale flet për daljen publike të UÇK-së në varrimin e Halit Gecit (VIDEO)

by admin
Spread the love

14:59 – Dëshmitari i dytë në Gjykatën Speciale flet për daljen publike të UÇK-së në varrimin e Halit Gecit

Dëshmitari i dytë në Gjykatën Speciale ka folur për daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai fillimisht bëri të ditur se edhe vet ka qenë pjesëtarë i UÇK-së, duke shtuar se ka qenë pjesë që nga fillimi.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës si formacion është dalë pak më vonë në 98-tën dhe prej fillimit kam qenë pjesëtarë i saj. Kanë qenë vitet e pak më hershme që flitej për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për veprimet, mirëpo, pas vrasjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, atëherë publikisht doli edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe me të madhe njerëzit u kyqën në të, iu bashkangjitën dhe luftuan për të”, u shpreh ai.

Ai foli në lidhje me daljen publike të UÇK-së në varrimin e mësuesit, Halit Geci, përcjell Klankosova.tv.

“UÇK-ja publike është bërë në 97-tën me vrasjen e mësuesit Halit Geci, në varrimin e tij doli u bë publike Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pastaj i kemi mësuar kush janë. Pastaj mësuam që ishte Mujë Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Daut Haradinaj. Me sa e kujtojë Muja ka qenë pa maskë, të tjerët kanë qenë me maska. Kishte shumë njerëz aty, por më vonë u kuptua që ishte Mujë Krasniqi”, u shpreh tutje ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


13:31  – Rasti i Thaçit dhe të tjerëve, vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të dytë, thotë se është anëtarë i LDK-së

Ka nisur dëgjimi i dëshmitarit të dytë të Prokurorisë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ai ka thënë se është bërë anëtarë i LDK-së dhe është shprehur se kjo parti ka vepruar për Pavarësinë e Kosovës.

“Qëllimi kryesor i Lidhjes Demokratike ka qenë, e ka kundërshtuar sistemin e ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë, ka filluar të punojë për jetësimin e shtetit të pavarur të Kosovës dhe ka vazhduar deri në çlirimin e plotë. Do të thotë ka vepruar për Pavarësinë e Kosovës dhe lirinë e saj”, ka thënë dëshmitari.

I pyetur se në cilin vit u bë anëtarë i LDK-së, ai u shpreh se kjo ka ndodhur në vitin 1990.

Dëshmitari u shpreh se u bë anëtarë i kësaj partie, sepse siç u shpreh ai, kjo parti kishte një program për shtet, përcjell Klankosova.tv.

“Në vitin 1990, jam bërë anëtarë i LDK-së, sepse LDK-ja ka pasur një program për shtet dhe për Pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


12:15 – Trupi gjykues miraton mocionin e mbrojtjes së Selimit për përjashtimin e një pjese të dëshmisë së dëshmitares së parë

Gjykatësi Charles Smith III në Gjykatën Speciale, ka bërë të ditur se trupi gjykues e miraton mocionin e mbrojtjes së Rexhep Selimit për përjashtimin e një pjese të dëshmisë së dëshmitares së parë

Sipas tij, pranueshmëria e kësaj prove do të mund të shkaktojë cenim të pa drejtë të të akuzuarve.

“Trupi gjykues miraton mocionin e mbrojtjes së Selimit, nuk lejohet ZPS-ja të bëjë pyetje për incidentet të përashkruara në paragrafin 3, 16, 23 të materialit. Sa i takon dëshmisë së dëshmitarit, duhet redaktuar referencat lidhur me këto sulme nga çdo material që synojnë të paraqesin si prova. Së fundi palët duhet të dorëzojnë versionet e redaktuara bashkë me parashtrimet e tyre, deri të hënën, 24 prill  2023”, tha ai.

Ai bëri të ditur se ZPS-ja kundërshton mocionin, duke argumentuar se dëshmia është e pranueshme, përcjell Klankosova.tv.

“ ZPS-ja kundërshton mocionin, argumenton se dëshmia është e pranueshme, duke marrë parasysh se dëshmia është relevante, autentike dhe ka vlerë provuese  dhe nuk zhbëhet nga efekti cënuese. Trupi gjykues rikujton që pala që dorëzon materiale, apo që paraqet provën duhet të demonstroj se faktet që kërkon të vërtetoj janë përkatëse për çështjen. Provat që janë, apo dëshmitë që janë jashtë periudhës së aktakuzës në vetvete nuk janë jorelevante për çështjen dhe as provat nuk do të vërtetojnë këto ngjarje si të pranueshme, thjeshtë sepse shkojnë përtej një fakti, apo sepse thjeshtë janë jashtë periudhës së aktakuzës”, tha ai.

Tutje, Gjykatësi Charles Smith III tregoi se mbrojtja e Selimit ka kërkuar që të përjashtohet dëshmia e dëshmitarit X, për siç u shpreh ai, provat që janë jashtë kuadrit kohor të ngjarjeve të paraqitura në aktakuzë.

‘‘Mbrojtja e Selimit kërkon që të përjashtohet dëshmia e dëshmitarit X, për provat që janë jashtë kuadrit kohor të ngjarjeve të paraqitura në aktakuzë. Mbrojtja e Selimit mendon që incidenti nuk është përkatës dhe vlera provuese zhbëhet nga efekti cënues që ka”.

Mbrojtja e Selimit më tej parashtron se trupi gjykues nuk duhet të pranojë si prova me qëllim që fillimisht të vlerësohet rëndësia që ka në një fazë të mëvoshme, si praktika, pasi kjo praktikë është konsumuesne dhe çorientuese”.

“Sa i takon incidentit të dytë siç përshkruhet në paragrafin 16 të parashtrimit f 14 38, mbrojtja parashtron se kjo dëshmi nuk ka përputhshmëri dhe nuk duhet të merret për bazë. Mbrojtja e Selimit më tej argumenton se dëshmia është vetëm dytësore, vjen nga burime të pabesueshme dhe duhet parë me shumë kujdes. Mbrojtja e Selimit kundërshton praninë e dëshmisë sa u takon dy incidenteve të tjera të pretenduara që kanë ndodhur jashtë periudhës së aktakuzës”, u shpreh ai./Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


10:30 – Seanca në Gjykatën Speciale vazhdon e mbyllur (VIDEO)

Po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çliritmare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi do të vazhdojë edhe sot.

Edhe sot kjo seancë është duke u zhvilluar e mbyllur për publikun, përcjell Klankosova.tv.

Kujtojmë se që nga fillimi i javës së kaluar ka nisur dëgjimi i dëshmitares së parë ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Ndryshe ky proces gjyqësor nisi dy vjet e gjysmë më vonë, pas mbajtjes në paraburgim në Hagë, të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


08:12 – Specialja vazhdon me gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-ës

Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çliritmare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi do të vazhdojë edhe sot.

Në faqen zyrtare të DHSK-së bëhet e ditur se gjykimi do të nisë nga ora 09:00, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se që nga fillimi i javës së kaluar ka nisur dëgjimi i dëshmitares së parë ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Seancat janë duke u mbajtur të mbyllura për publikun.

Ndryshe ky proces gjyqësor nisi dy vjet e gjysmë më vonë, pas mbajtjes në paraburgim në Hagë, të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Aktakuza e ZPS-së, e ngritur më 30 shtator të vitit 2022, i ngarkon Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin me akuzat për ndërmarrje të përbashkët kriminele, vepër kjo që, sipas prokurorisë, e kishte “qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën, nëpërmjet metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë”, në periudhën midis marsit të vitit 1998 e shtatorit të vitit 1999, në vende të ndryshme të Kosovës.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like