Listës së zezë të SHBA-së i shtohet edhe një emër i njohur nga Maqedonia

by admin
Spread the love

Biznesmeni Orce Kamçev ka përfunduar në “listën e zezë” të SHBA-së, raporton SHENJA.

“Zyra për kontroll të mjeteve të huaja në Ministrinë e Financave të SHBA-së (OFAC) theksoi një person, Jordan “Orce” Kamçev, në Maqedoninë e Veriut, në përputhje me Urdhrin ekzekutiv për promovimin e përgjegjësisë së individëve dhe etniteteve të cilët e kërcënojnë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet korrupsionit dhe sjelljeve tjera destabilizuese”, thuhet në komunikatën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Kamçev e ka keqpërdorur pozitën e tij, duke u angazhuar në aktivitetet korruptive dhe duke zbatuar agjendë egoiste në llogari të institucioneve demokratike dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Brajan E.Nelson, nënsekretar për terrorizëm dhe kundërzbulim financiar në Ministrinë e Financave të SHBA-së, transmeton SHENJA.

Ai ka theksuar se “ministria mbetet e përkushtuar në thirrjen për përgjegjësi për kryerësit e korrupsionit”. /SHENJA/

MARKETING



You may also like