Lista e mundshme e Italisë, shumë yje rrezikojnë Europianin

by admin
Spread the love

Nga Europiani i Gjermanisë mungojnë edhe 2 muaj e gjysmë, për të mos thënë tre, por mediat italiane që tani kanë filluar që të krijojnë një ide për lojtarët që trajneri do të marrë me vete në Europian. Nisur nga deklaratat e tij, por edhe nga përgjigjet që dhanë lojtarët në fushën e lojës në këto miqësore dhe gjatë eliminatoreve, kanë arritur që të përpilojnë një listë me 23 lojtarë.

Ka shumë balotazhe dhe emra që rrezikojnë të mos jenë pjesë e listës. Në portë për momentin janë të sigurt dy lojtarë, Donaruma dhe Vikario. Vendin e tretë do ta luajnë tre portierët: Meret, i cili është favorit dhe pastaj në radhë Karneseki dhe Provedel. Në mbrojtje nuk ka asnjë dilemë për Di Lorencon, Darmianin, Bastonin, Mançinin dhe Dimarkon.

Për t’u kuptuar janë 3 lojtarët e tjerë. Këtu dotë sfidohen disa prej tyre: Buonxhorno, Belanova, Kambiaso, Skalvini, Udoxhi dhe Açerbi, prezenca e të cilit është e lidhur me dënimin që mund të marrë nga çështja e racizmit. Nëse iahedh, atëherë sigurisht që do të jetë në listë. Në mesfushëvendin e sigurt e kanë Zhorzhinjo, Lokateli, Barela, Pelegrini dhe Fratezi. Balotazhi për momentin është mes Bonaventurësdhe Kristances.

Në sulm disa emra e kanë thuajse vendin tëblinduar si Kieza, Raspadori, Retegi, Politano, Zaniolo dheZakanji. Ndoshta njëri nga tre të fundit mund t’i lërë vendinbalotazhit mes Lukës dhe Skamakës. Për momentin janë jashtë Imobile, Orsolini dhe El Sharaui.

lista e mundshme

PANORAMASPORT.AL

You may also like