“Lipjan City”, nis projekti i madh i qytetit, investim 6 milionë euro

by admin
Spread the love

Komuna e Lipjanit sot nisi projektin e ndërtimit të parkingut nëntokësor, parkut qendror të qytetit, të nënkalimit dhe integrimin e sheshit.

Kryetari i kësaj Komune, Imri Ahmeti tha se ky është një ndër projektet më të mëdha të komunës së Lipjanit.

Projekti kap vlerën e mbi 6 milionë eurove dhe pritet të zgjasë rreth tri vite.

Ahmeti tha se ky projekt përfshinë katër projekte të integruar në një projekt, sipas tij, kjo do të mundësojë zgjidhjen e problemit me trafikun e dendur.

“Është një ndër projektet më madhore të qytetit të Lipjanit që besoj që do t’ia ndërrojë pamjen tërësisht qytetit. Ne kemi identifikuar nevojën e madhe të parkingut, nevojën e madhe të parkut, pastaj integrimin e sheshit dhe zgjidhjen e problemeve të trafikut. Janë katër projekte të integruar në një projekt” tha kryetari.

Ahmeti tha se projekti parasheh që fillimisht të zgjidhë problemin e trafikut, e më pas të integrohet sheshi.

“E ka një vlerë rreth 6 milionë e 100 mijë euro tërësisht dhe është prekjet tre vjeçar. Fillimisht do të punohet nënkalimi për të zgjidhur problemin e trafikut në këtë rrugë në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’, e pastaj do të integrohet sheshi.

E më pastaj do të kthehemi në parkingu nëntokësor edhe në parkun qendror të qytetit. Është një projekt jashtëzakonisht i madh, projekt më i madh do të thosha i Lipjanit, i cili do të zgjidh njëkohësisht të gjitha problemet që kanë të bëjnë me parking, me park dhe integrimin e sheshit në vazhdim”, tha Ahmeti.

You may also like