“Lider dhe trajner në fushë”, legjenda e United i mahnitur nga ky lojtar

by admin
Spread the love

Barcelona dhe Manchester United dhuruan një ndeshje shumë të bukur në “Camp Nou”.

Fitues nuk pati, sfida e Europa League përfundoi në barazim 2-2, ndërkohë që pas një jave do mësohet skuadra që do kualifikohet më tej.

Casemiro zhvilloi një ndeshje të madhe. Braziliani është kthyer në “digën” e mesfushës së “Djajve të Kuq”. Legjenda e United, Paul Scholes e cilëson jetike prezencën e 30-vjeçarit në formacionin e skuadrës së Ten Hag.

Aseti më i madh i United është Casemiro. Sapo braziliani iu bashkua skuadrës, gjithçka ndryshoi. Ai është një trajner në fushë. Nuk mund ta shpreh me fjalë rëndësinë e tij për lojtarët e rinj.

Casemiro është një lider. Ai dominon kundërshtarët dhe po luan një futboll madhështor. Ai ndihmon të gjithë lojtarët ofensivë, u dhuron atyre liri dhe fantazi, pasi mendon ai për pjesën pas.

Po flasim për një lojtar që luan me Brazilin dhe që ka fituar shumë trofe me Real Madrid. Të kesh në skuadër një futbollist të tillë, është thjesht fantastike”, u shpreh Scholes.


Top Channel

You may also like