Licencohen edhe gjashtë federata të sportit nga MKRS

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përmes një komunikate në faqen zyrtare të saj, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i licencimit edhe për gjashtë federata të tjera të sportit vendor.

Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani i priti sot në takim krerët e gjashtë federatave sportive që u licencuan sot.

Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, edhe zyrtarisht Federata Skitare e Kosovës, Federata e Tenisit, Federata e Boksit, Federata e Shenjëtarisë, Federata e Autosportit dhe Federata e Muaythai janë licencuar sot për ushtrimin e veprimtarisë së tyre.

You may also like