Libia dënon me vdekje 23 ish-luftëtarë të ISIS (fotot)

by admin
Spread the love

Avokatët e familjeve të viktimave thanë se verdikti ishte ‘i drejtë’.

Një gjykatë në Libi ka dënuar sot 23 njerëz me vdekje për rolin e tyre në fushatën e terrorit të grupit ISIS, ku përfshihen dhe vrasjet makabre të një grupi kristianësh egjiptianë gjatë marrjes së kontrollit të qytetit Sirte në 2015.

Ndërsa gjykata e apelit në qytetin perëndimor Misrate ka dënuar 14 të tjerë me burgim të përjetshëm për të njëjtën çështje, me akuzat e shtuara të dëmtimit të ambjenteve të policisë dhe të pronës publike.

Gjykata dha një dënim me 12-vjet burg për një nga personat dhe dënim e 10 vjet burg për gjashtë të tjerë, duke përfshirë dhe tre minorenë, shkruan rrjeti i Katarit, Al Jazeera, duke cituar burimet e prokurorisë.

Pesë të ndaluar u lanë të lirë nga akuzat ndërsa tre të tjerë kishin vdekur gjatë kohës së gjyqit, thuhet në njoftim.

Mes të akuzuarve kishte libianë dhe të huaj nga Sudani apo Palestina. Ata mbaheshin prej vitit 2016 me akuza vrasjeje dhe anëtarësi në grup terrorist.

ISIS dhe grupe të tjera terroriste shfrytëzuan kaosin pas përmbysjes së pushtetit në Libi në vitin 2011, kur u vra lideri i vjetër i vendit Muammar Gaddafi. Ata morën kontrollin e qytetit bregdetar të Sirte, vendlindja e Gaddafi, dhe qytete të tjera në lindje të Libisë.

Rrjedhimisht militantët u dënuan nga Sirte në dhjetor 2016 nga forcat e qeverisë së mbështetur nga Perëndimi.

Përçarja e armiqësia mbeti ende në vend teksa forcat lindore tashmë drejtohen nga komandanti  Khalifa Hifter që ka kontrollin e Derna.

Avokati i familjeve të viktimave Lotfi Mohaychem, tha për rrjetin AFP se verdikti është i kënaqshëm për të afërmit e atyre që humbën jetën me forcat anti-ISIS në betejën e Sirte.


Top Channel

You may also like