LGBT sulmon, Vuçiç ende reziston – Shqip

by admin
Spread the love

Në Serbi, i vetmi vend në Ballkan që LGBT s’kanë mundur ta nënshtrojnë plotësisht, edhe pse me një kryeministre lesbike, paraduesit e një krenarie absurde arritën gjithsesi të avancojnë të shtunën.

Kështu, e ashtuquajtura “Parada e Krenarisë” së Beogradit u mbajt në kryeqytetin serb, nën mbrojtjen e forcave të forta policore që penguan kundërshtarët e devijancës së çmendur njerëzore që t’jua ndalnin avancimin e tyre.

Si parzmore ata patën ambasadorët e Perëndimit.

Autoritetet serbe, përfshirë kreun e shtetit Aleksandar Vuçiç, refuzuan kërkesën e organizatorëve për të vendosur flamujt e komunitetit LGBT në ndërtesat e institucioneve dhe në këtë mënyrë simbolikisht t’i mbështesin ata.

Ambasadori amerikan Christopher Hill tha se “dikush mund të thotë” se Serbia mund të ketë një rrugë të gjatë për të bërë dhe se ka shumë për të bërë në drejtim të përmirësimit të pozitës së komunitetit LGBT, por se “e njëjta gjë është edhe me vende të tjera, përfshirë SHBA-në”.

 Kujtojmë se muaj më parë, në Kosovë, Albin Kurti iu dorëzua plotësisht LGBT-së, duke krah tyre në paradë, edhe pse ishte në kulmin e një rezistence ndaj Perëndimit për qasjen ndaj veriut.

Ndërsa në Shqipëri ende nuk ka shfaqje si në Serbi apo Kosovë apo ku t’i bëhet presion qeverisë për nënshtrim ndaj tyre. /tesheshi.com/

 

 

You may also like