Lewandowski flet si lojtar i Barcelonës: Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Që në momentin e tij të parë ku zbriti në Miami për të takuar shokët e tij të rinj te Barcelona, Robert Lewandowski është shprehur i lumtur për këtë transferim. Ai foli për mediat zyrtare të Barcelonës, ndërsa u shpreh se ky ishte një vendim shumë i lehtë.

“Barça është rikthyer. Mendoj se mund të ndihmoj të kthej skuadrën në majat e futbollit europian. Kanë qenë ditë të gjata. Shpresoj të fillojmë menjëherë të fitojmë. Më pëlqen të fitoj trofe dhe ky është një kapitull i ri për mua me sfida të reja.

Është një mundësi e madhe për mua. Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga dhe për një skuadër të madhe. Kam folur me Xavin dhe idetë që ai ka. Ka qenë një futbollist i madh dhe e pret një e ardhme e madhe dhe si trajner.” /oversport.tv

Foto: FC Bayern München, Twitter

 

You may also like