Leonardo nuk duron: Ibra mosmirënjohës, PSG ekzistonte pa ardhur ai

by admin
Spread the love

Një tjetër duel mes Leonardo dhe Ibrahimovic. Këtë herë është radha e brazilianit që të replikojë suedezin, i cili disa ditë më parë ka thënë se PSG-ja është një skuadër pa disiplinë.

Drejtori sportiv i skuadrës franceze ka qenë shumë i ashpër në deklaratën e tij. “Nuk dua as të përgjigjem. Ku e ka parë Ibrahimovic mungesën e disiplinës? Mendoj se ka një arsye pse çdo lojtar që largohet nga ne vazhdon të flasë.

Zlatan ka provuar disa herë të rikthehet tek ne dhe unë po pres që në ndonjë intervistë të na falënderojë për atë që kanë bërë për të. PSG-ja ka ekzistuar përpara se ai të vinte, por është një mosmirënjohës”.

Ai ka folur gjithashtu edhe për shanset që Mbappe të qëndrojë në Paris, por edhe për Zidanë si trajner të mundshëm pas largimit të Pochettino në fundin e këtij sezoni.

“Nuk mund ta them me saktësi sa shanse ka që Mbape të qëndrojë. Për aq kohë sa nuk ka firmosur me asnjë ekip tjetër, ne do të provojmë që ta mbajmë. Ai është një lojtar me vlera të mëdha. Përsa i përket Zidane, nuk kam përgjigje. Nuk kemi ndërmend të ndryshojmë trajnerin”. / oversport.tv

You may also like