Lens e meritoi fitoren, djemve të mi u mungoi saktësia – Shqip

by admin
Spread the love

PSG mori humbjen e parë në Ligue 1, pasi mbrëmjen e djeshme u mposht nga Lens me shifrta 3-1. Kjo është humbja e parë për këtë sezon, por me parizienët që e nisin vitin 2023 me një disfatë.

Pas 3 pikëve të humbura ka folur edhe trajneri Christopher Galtier, I cili e pranoi humbjen, ndërsa do të shprehej se kundërshtari e meritoi fitoren, pasi skuadrës së tij i mungoi saktësia.

“Ata e merituan fitoren, ndërsa unë e pata të vështirë ta njoh skuadrën time. Ne pranuam gola në të cilët Lens luajti me pikat tona të forta, domethënë tranzicionin dhe thellësinë.

Na mungonte kohezioni, jemi shkrirë gjatë lojës. U kthyem mirë ne fushe pas golit të parë të Lens, por pastaj hoqëm shumë hapësirë ​​dhe bëmë shumë gabime teknike… Por mënyra se si u shprehëm me topin eshtë shumë befasuese. Pati pasaktësi nga djemtë e mi, të cilët zakonisht nuk e bëjnë këtë. Skuadrës sime i mungonte, në momente të caktuara të ndeshjes, shumë kohezioni”, ka deklaruar tekniku i kampionëve të Ligue 1.

You may also like