Lënë pas hatërmbetjet, Efi uron publikisht Luizin dhe Kiarën për shtatzëninë

by admin
Spread the love

“Dosjen” e përgjimeve të inkriptuata të SKY ECC, “Metamorfoza 2”, e cila çoi pak ditë më parë në pranga ish-zv.Drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, shefin e komisariatit nr.6 Dedan Gjonin, Besmir Muratin, Bujar Gërmizin, si dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë, mes tyre Eralbi Breçani dhe Ervin Mata (kunetër mes tyre).

Ajo që bie në sy në dosjen voluminoze është se nga përgjimet ka dalë edhe emri i këngëtares së mirënjohur Elvana Gjata, e cila është e fejuara e Ervin Matës.

Në një komunikim në SKY, mes Breçanit dhe matës, ky i fundit i thotë ish-zv.Drejtorit të Policisë, se do t’i kalojë 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës.

Këtë bisedë më pas Erzeni ja tregon të birit (Eralbit) duke thënë se nuk i pranoi, edhe pse kishte nevojë për para se nuk po paguanin dot puntorët e hidrocentralit.

Pjesë nga dosja:

Më datë 18.08.2020 në orën 00:00:39, shtetasi Erzeni Breçani pasi ka marrë në posedim aparatin telefonik me SkyECC me perdorues KOB9EP, i dërgon mesazh zanor Ç4RE2 më përmbajtje:

KOB9EP: Ç’a bone a je mirë?

Më pas në orën 00:09:50 K9B9EP komunikon me djalin e tij Eralbi Breçani, perdores i SkyECC S7DEGI. Erzen Breçani i tregon që aparatin telefonik me aplikacionin SkyECC ia ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar. Erzen Breçani i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar. Në bisedë me Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit qe po zhvillohen aty. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar, ku dyshohet që i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm me lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe per rastin qe e ka pergjuar policia së bashku me Bujar Ajetin.

Ata shkëmbejnë mesazhet:

K9B9EP:…Persh…A eshte ky. Tini i joti… Toni. Ok. Sa e kam une apo ate që ta thash…Ma bleu Bujari me 80 dit i mushun…Ngage na kan pergjue…Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?…Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e elvanes 500 mij euro borxh…E maroj punet sa t’i kalosh kto halle…I thashë jo ne asnje menyrë…I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerez une që i sjellin sa te dush. Nuk jam ka të thom me nis gja jo, po të thash se me pat than vet dhe nuk te pata kallxue se nuk nejtem bashk.. Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten…Nuk i thash une nismi mtha vet e i thash ne asnje menyr…Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj sëmundje se fola me Bardhin e ka pas ka pague i rrug hekur e gjys pagese Ramizit e nuk kem pague as punëtoret gati një muaj jua kem shty rrogat po shof une kto dy dit e takoj do shokë me u marr noj gja që mos te rim ne mshir te fatit…. I thash Ramizit sot nuk kam lek me te dhan, tha shiko me gjej noj pun noj tender i thash pz po shof. Ruje veten ti eme kan shnosh per veti e lej punt që rrezikojnë se apo e shef si mu kan vu mue e bujarit, tan shteti ne shpin…

Nga biseda e zhvilluar ku permenden “Bardhi” “hidrocentrali”, duke ju referuar edhe veprimeve dhe verifikimeve tona, rezulton se subjekti “Breçani R.O.S.P” sh.p.k, me objekt veprimtarie sigurimi privat i sigurise fizike dhe nder tjera edhe shfrytezimin dhe administrimin e hidrocentralit “Drita”, me ortak të vetem dhe administrator Fatbardh Breçanin, vëllain e Erzen Breçanit, me vendim Nr.14 date 12.07.2019 et K.K.T është miratuar leja per ndertimin e objektit ‘Ndertimi i burimit të rigjenerues të energjise, hidrocentralit “Drita, në lumin e Gahit, Bashkia Tropoje, Qarku Kukes”. “Breçani R.O.S.P” ka ndërtuar hidrocentralin “Drita” dhe ka regjistruar në QKB me NUIS L99524601K date 24.09.2019 “HEC Drita Energy”, me ortak të vetem “Breçani R.O.S.P” dhe administrator shtetasin Eralbi Breçani për periudhen 23.09.2019-23.09.2024. Emri i shtetasit Erzen Breçani nuk figuron në asnje nga dokumentet e depozituara ne QKB apo akt themelimi. Vetë Erzen Breçani sipas sistemit ÇcTS rezulton i punësuar në kompanine Breçani R.O.S.P./albeu

 

You may also like