LEN: Për ta kthyer Gruevskin BDI atakoi Kushtetuesen, BE-ja nuk e fali këtë!

by admin
Spread the love

Lidhja Evropiane për Ndryshim sot ka akuzuar BDI-në se është shkak për frenimin Maqedonisë drejt procesit të eurointegrimeve.

“Këtë së fundmi e vërtetoi edhe BE përmes ambasadorit holandez në vend Dirk Jan Kop, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë reagoi në takimin me Ali Ahmetin për gjithë presionin politik që i bëhet kryetares së Gjykatës Supreme, zonjës Besa Ademi, pasiqë ajo nuk ra pre e presionit politik dhe mediatik të orkestruar nga BDI për kthimin e Nikolla Guevskit në vend.

Në këtë drejtim reagoi edhe ambasadorja e SHBA në vend Angela Aggeler, e cila për presionet ndaj kryetares së Gjykatës Supreme deklaroi se Këshilli Gjyqësor ka dështuar në përmbushjen e plotë të detyrimeve ligjore dhe se qytetarët e vendit meritojnë më mire.

Gjithashtu, së fundmi reagoi edhe Ambasadori i Delegacionit të BE-se, ekselenca e tij David Geer, i cili theksoi se ndryshimet e fundit në Kodin Penal kanë sjell rritje të mosndëshkueshmërisë në vend. Presionet politike ndaj Këshillit gjyqësor ishin të notuara edhe në Raportin e fundit, me skandaloz dhe më të keqin të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut”, akuzojnë nga LEN.

Nga atje thonë më 8 maj do ti japim fund kësaj gjendjeje. Në këtë betejë jemi të gjithë bashkë, Ne, Lidhja Europiane për Ndryshim, qytetarët e ndershëm, faktori ndërkombëtar, forcat progresive, sektori civil, ndërsa në anën tjetër janë kjo kastë e korruptuar që së fundmi rreh e sulmon profesionistët shqiptar edhe në vendin tyre të punës e që shpëtimin e vetëm e shohin te Nikolla Gruevski. /SHENJA/

MARKETING



You may also like