LEN: MPB në bashkëpunim me Postën të mundësojë dërgimin e dokumenteve personale qytetarëve nëpër shtëpi

by admin
Spread the love

Koalicioni i bllokut opozitar shqiptar – Lidhja Evropiane për Ndryshim sot kërkoi që MPB-ja në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë së Veriut t’i dërgojë dokumentat personale nëpër shtëpitë e qytetaëre, me qëllim që të eliminohen radhët e gjata për nxjerrje të dokumentave.

Saranda Imeri, përfaqësuese e Lidhjes Evropiane për Ndryshim, theksoi se shqiptarëve në vend edhe krahas Ligjit për përdorim të gjuhës shqipe, nuk u është lejuar të nxjerrin pasaportë në gjuhën shqipe, dhe siç tha, qytetarët shqiptarë të cilët duhet të udhëtojë jashtë vendit janë detyruar të nxjerrin pasaportë në gjuhën maqedonase.

“Kjo qeveri e korruptuar po na kthen në kohën e komunizmit kur shqiptarëve u privohej çdo e drejtë. Fatkeqësisht, qytetarët shqiptarë që duhet të udhëtojnë jashtë vendit janë të detyruar të nxjerrin pasaportë në gjuhën maqedonase. Këto radhë nuk janë të rastësishme, kjo bëhet që qytetari shqiptar të thërrasë dikë që të ndërhyjë dhe kështu Qeveria e kushtëzon për një votë tjetër”, tha Imeri. 

MARKETING



You may also like