Lediani, kudo pas Elhaida Danit. Balerini shpreh hapur mbështetjen e tij për partneren (FOTO)

by admin
Spread the love

Artistja e njohur shqiptare, Elhaida Dani dhe balerini Ledian Agallijaj, edhe pse kanë vendosur mos ta ekspozojnë  dashurinë e tyre në rrjete sociale, sërish janë në qendër të mediave rozë dhe opinionit publik.

Për shkak të angazhimeve të shumta, dyshja e njohur po e shijon romancën e tyre në distancë. Këngëtarja nuk ishte prezente dhe në ditëlindjen e balerinit dhe u mjaftua me një urim në distancë.

Mirëpo, balerini dhe këngëtarja janë bërë bashkë në Turqi. Elhaida ka performuar muzikalin ‘Notre Dam de Paris’, vënë në skenë nga legjenda e muzikës italiane, Riccardo Cocciante, që po bën tur në disa vende të Europës.

Dhe Lediani ka qenë pranë partneres së tij duke e mbështetur. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke publikuar një foto të saj duke e suportuar nga prapaskena me emojin e një zemre.

You may also like