Leao vazhdon të tregojë dashurinë për klubin: Nuk e kam menduar kurrë të largohem nga Milan

by admin
Spread the love

“Ne duhet të përpiqemi ta luftojmë këtë situatë deri në fund. Racizmi nuk do të përfundojë kurrë, por ne duhet ta luftojmë atë”, kështu e nisi Leao gjatë ftesës së tij në “Che Tempo Che Fa”, për të prezantuar librin e tij të titulluar, “Buzëqeshje”.

Sulmuesi portugez iu kthye edhe njëherë fyerjeve raciste që mori Mike Maignan në Udine.

“Ishte shumë nervoz, nuk donte të luante. Ishte hera e parë që i ndodhte. Ne si ekip ishim me të, personalisht më vjen keq për të gjithë lojtarët me ngjyrë. Është diçka që duhet ta luftojmë, brenda fushës. Kjo vlen për të gjithë lojtarët dhe klubet gjithashtu.

Dua ta falënderoj Milanin që në ndeshjen e fundit e ndërpreu ndeshjen në minutën e 16-të. Ne duhet ta luftojmë me vepra, jo vetëm me fjalë racizmin”.

Pikërisht në ndeshjen e fundit, kuqezinjtë morën një barazim që dhemb shumë dhe mbyll përfundimisht çdo diskutim për kampionatin: “Futbolli është i tillë, ishim të pafat, mund të kishim bërë më mirë. Duam gjithmonë të fitojmë, por kjo është pjesë e sportit.

Le të mendojmë për Frosinone tani. Penalltitë? Do ta  godas vetë tjetrën, edhe pse Giroud ka qenë gjithmonë i mirë dhe është një specialist i vërtetë nga pika e bardhë. Ndodh ndonjëherë të bësh gabime. Ai është një lojtar i madh dhe do të bëjë mirë përsëri. Oliver është një element shumë i rëndësishëm për ekipin”.

Në Francë flitet shumë për interesimin e PSG-së për të, por Leao i hedh poshtë zërat për lamtumirë: “A kam menduar ndonjëherë të largohem? Jo, kam pasur vështirësitë e mia në fillim, kur mbërrita. Maldini më ka ndihmuar shumë, më ka telefonuar para se të arrija në Milano. Natyrisht, edhe më ka qortuar, po me personalitetin e fortë që rrezaton më ndihmoi të rritesha si burrë. A më mungon Paolo? Po, sigurisht”.

Si drejtues është “graduar” Zlatan Ibrahimovic, i cili që nga 11 dhjetori i kaluar mban rolin e konsulentit për RedBird dhe Gerry Cardinale: “Ai është si gjithmonë, nuk ka ndryshuar as si menaxher. Do të kisha dashur të luaja më shumë vite me të, është një person i jashtëzakonshëm. Milani bëri një punë të shkëlqyer për ta rikthyer, jemi gjithmonë një më shumë me të. Nga pikëpamja mendore është i pabesueshëm”.

Më në fund i rikthehet kampionatit të dy viteve më parë: “Nuk do ta harroj kurrë. Kur ishim në autobus, ishte një ambient i bukur. E dinim se ishte dita jonë. Atmosfera në ‘Piazza del Duomo’ ishte e pabesueshme, një nga momentet më të rëndësishme të karrierës sime”./ h.ll/abcnews.al

You may also like