“Leao na gëzoi të gjithëve”, Pioli pas fitores kundër Ren: Milani që dua, por Europa rezervon surpriza

by admin
Spread the love

Kishte kërkuar konkretësi dhe rezultat. Stefano Pioli së bashku me Milanin e tij del i lumtur nga përballja e parë play-off e Ligës së Europës pasi shkërmoqi Renin që tashmë ka pak shanse për të kaluar në fazën me eliniminm direkt të turneut. Në konferencë për shtyp, tekniku kuqezi ka analizuar sfidën për mediat e pranishme në “San Siro”.

Çfarë pritshmërishë keni për sezonin e Milanit në Europë?

Rifilluam udhëtimin tonë në një turne ku duam të jemi protagonistë. Kishim përballë një kundërshtar të vështirë, Ren po bën mirë në kampionatin francezë, por ne donim ta nisnim mirë rrugën tonë.

Përse Adli dhe Benaser nuk ishin titullarë?

Sepse nga ndeshja e fundit dolën të lodhur, ndërsa Reijnders e humbi ndeshjen për shkak të pezullimit. Zgjedhjet ishin më të mirat për një përballje fizike si kjo që zhvilluam.

Si ju duket Leao?

Ai është i lumtur edhe kur shënon gola edhe kur asiston. Sigurisht, nëse ai shënon një gol dhe fitojmë, të gjithë jemi më të lumtur sepse është një djalë që punon shumë dhe e meriton të shijojë paraqitjet e tij.

Si e gjykoni mbështjen e tifozerisë që edhe në mesjavë mbush stadimin?

Nuk kishte asnjë dyshim për mbështetjen e tyre. Ata na shtyjnë nga tribunat dhe ne të shtyjmë në fushë. Sezoni është ende i gjatë dhe do të kemi nevojë për ata. Sidomos kur nevojiten ndeshje cilësie dhe vëmendje.

Tani vëmendja shkon te kampionati. Çfarë mendoni se mund të bëni?

Do të kemi vetëm dy ditë kohë për të përgatitur ndeshjen me Monzën. Tani kalendari rifillon të ngjeshët e duhet të jemi të zotë të menaxhojmë energjitë. Nuk do të jetë e lehtë, por është detyra jonë të tentojmë maksimumin në çdo turne ku marrim pjesë. Duke filluar që nga kampionati me ndeshjen e radhës.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

You may also like