Leao dhe Milani dëshirojnë të zgjasin “martesën”, problem mbeten paratë

by admin
Spread the love

Leao dëshiron të qëndrojë te Milani dhe Milani do që ta mbajë Leaon. Vullneti i palëve është i qartë, por kjo nuk mjafton që lojtari të rinovojë kontratën që i skadon në qershor të vitit 2024. Ku qëndron problemi? E thjeshtë, te paratë.

Portugezi për momentin merr 1.5 milionë euro në vit dhe është e qartë për të gjithë që duhet një rritje e konsiderueshme e pagës për të rinovuar me kuqezinjtë. Lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A kërkon 7 milionë euro në sezon, që për momentin janë shumë për klubin kuqezi, që ka vendosur një politikë të caktuar mbi pagat.

Tratativat kanë nisur prej muajsh dhe Paolo Maldini po mundohet që të gjejë me çdo kusht një zgjidhje. Milani mund të ofrojë deri në 6 milionë euro në sezon për një kontratë të re 5-vjeçare.

Por nuk është vetëm paga problemi i vetëm. Duhet të paguhet edhe dëmshpërblimi ndaj Sportingut të Lisbonës, që pretendon 19 milionë euro. Edhe Milani pritet të paguajë një pjesë të kësaj shume, jo pak por rreth 15 milionë.

Drejtuesit e klubit kuqezi duhet të vendosin shpejt nëse do të investojnë apo jo mbi portugezin, që tregoi edhe gjatë kësaj vere kur refuzoi Chelsean, që kërkon të qëndrojë gjatë në Milano. / Oversport.tv

You may also like