Lë pas të gjithë/ UEFA konfirmon fuqinë ekonomike të Realit, 841 milionë euro të ardhura

by admin
Spread the love

Fillimisht ishte kompania e auditimit “Deloitte”, ndërsa dje ka qenë UEFA që ka konfirmuar fuqinë ekonomike të Realit të Madridit. Raporti i Pasqyrës së Financave dhe Investimeve të Klubeve Europiane, i publikuar të enjten nga UEFA, e vendos klubin e kryesuar nga Florentino Perez si klubin me më shumë të ardhura në futbollin europian në sezonin 2022-2023.

UEFA i vlerëson të ardhurat që Madridi mori sezonin e kaluar në 841 milionë euro (shifra e treguar nga kontabiliteti zyrtar i klubit e rriti paksa, deri në 843 milionë euro). Në këtë mënyrë “los blancos” kanë lënë pas të gjithë, gjigantët e Premier Ligës në radhë të parë mes të cilëve dhe kampionët e Europës në fuqi, Mançester Sitin që ka arritur në 836 milionë euro të ardhura në sezonin e kaluar.

Vetëm dy skuadra të tjera i kalojnë 800 milionë të ardhurat: ato janë Barça (815 milionë euro) dhe Paris SG-ja (807 milionë euro). Gjithsej kanë qenë 132 klube europiane të marra në shqyrtim nga UEFA dhe që kanë shënuar një rritje të të ardhurave me 13%.

KLUBET

Sigurisht që Premier Liga paraqitet me numrin më të lartë të klubeve në këtë renditje të veçantë, ku veç Siti janë dhe Junajtid, Totenhemi, Liverpuli, Çelsi, Arsenali, Njukasëlli, Uest Hami e Brajtoni.

PANORAMASPORT.AL

You may also like