LD: Nxjerrja e dokumenteve të reja të mbulohet nga buxheti i shtetit jo nga qytetarët

by admin
Spread the love

Ndërrimi i dokumenteve të identifikimit, udhëtimit, të lejeve për vozitje dhe të tabelave të makinave, që u imponua për shkak të ndërrimit të emrit, është bërë një barrë e rëndë e qytetarëve, edhe ashtu të mbështetur për muri nga kriza e ekonomike, e cila gjithnjë e më shumë po thellohet. Kushtëzimi i këtillë ka bërë që qytetarët të reagojnë me të drejtë, sepse ata kanë dokumente valide dhe nuk është faji i tyre imponimi i afatizuar për nxjerrjen e të rejave, vlerëson Lëvizja Demokratike.

Kjo parti propozon, që harxhimet për këtë “operacion” t’i bartë vet shteti, duke konsideruar se kjo është “gjë e natyrshme”. “Qeveria duhet të miratojë vendim për lirimin e qytetarëve nga harxhimet shtesë, kurse par ata që tashmë i kanë nxjerrë dokumentet, të gjejë forma rimbursimi. Për krijimin e kësaj gjendje aspak të volitshme më sa paku fajtor janë qytetarët, pjesa dërmuese e të cilëve janë buzë katastrofës ekonomike e sociale”, thuhet në reagimin e LD-së.

MARKETING




You may also like