Lavrov akuzon: Konkluzat e OSBE-së në këto dy ditë janë të përgatitura paraprakisht

by admin
Spread the love

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mes tjerash gjatë fjalimit të tij në Këshillin Ministror siç pritej, akuzoi vendet e tjera anëtare, veçanërisht BE-në dhe SHBA-në, për hipokrizi dhe mospërfillje të parimeve mbi të cilat mbështetet OSBE-ja, raporton SHENJA.

Duke iu drejtuar, siç tha ai, burokracisë së Brukselit, Lavrov pohoi se “Evropa ka problem me faktet dhe objektivitetin dhe se konkluzionet që do të miratohen në OSBE këto dy ditë janë të përgatitura paraprakisht” duke dashur të thotë se nuk janë rezultat i dialogut politik.

Ai akuzoi OSBE-në se hesht kur liria e medias në vendet perëndimore kërcënohet dhe u bëhet represion dhe për këtë sulmon Rusinë dhe se kërkesat e Moskës për të diskutuar lëvizjet neonaziste në të gjithë Evropën dhe në Ukrainë, vazhdimisht janë refuzuar në organizatë”.

“Le ta pranojmë këtë. Organizata është në avantazh. Pyetja është e thjeshtë. A do të jetë ndonjëherë në gjendje të përshtatet me realitetet objektive të zhvillimit global dhe të bëhet përsëri një forum për diskutimin e çështjeve të sigurisë rajonale mbi bazën e përcaktimit të shëndetshëm të parimeve të aktit? Para së gjithash, parimi i të drejtave të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit. Deri tani ka më shumë pyetje sesa përgjigje, ndërkohë që jeta nuk qëndron. Ende procesi i integrimit evropian dhe bashkëpunimi i barabartë po zhvillohet dhe formatet konstruktive janë tashmë një kontinent i bazuar në balancën e interesit”, tha, Sergej Lavrov, raporton SHENJA.

MARKETING



You may also like