“Lautaro mos shko tek Argjentina”, Interi i Inzaghit e ka gati kërkesën

by admin
Spread the love

Serie A po futet në një fazë interesante dhe Interi po mendon deri te ndeshja me Juventusin, më 3 prill. Në kampin zikaltër kanë një problem.

Argjentina luan më 26 dhe 30 mars dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Venezuelës dhe Ekuadorit.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Interi do t’i kërkojë sulmuesit kryesor, Lautaro Martinez, që të mos shkojnë në këto dy ndeshje të Argjentinës.

“Bardhekaltrit” e kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës dhe zikaltrit presin që Federata Argjentinase e Futbollit të mos bëhet pengesë për Lautaro Martinez, e me gjasa edhe për Joaquin Correa.

Këtë sezon Interi e ka vuajtur periudhën pas ndeshjeve të kombëtareve dhe nuk dëshiron ndonjë tjetër hap fals në momentet finale të kampionatit. / oversport.tv

You may also like