Largoi Mbappenë nga fusha, Enrique: Duhet të mësohemi pa Kylianin

by admin
Spread the love

Luis Enrique i befasoi të gjithë këtë të diel kur vendosi të zëvendësonte Kylian Mbappénë në minutën e 65-të të ndeshjes me Rennes, me rezultatin 0-1 në favor të Rennes.

Sulmuesi francez u rikthye sot në formacionin titullar në Ligue 1 pasi ishte zëvendësues kundër Nantes në ndeshjen e fundit. Në konferencën për shtypin pas ndeshjes, Enrique u pyet për arsyen e largimit të “yllit” të PSG-së:

“Herët a vonë kjo do të ndodhë, në një moment do të duhet të mësojmë të luajmë pa Kylianin”. Kështu e arsyetoi trajneri vendimin e tij të diskutueshëm.

“Kur ta konsideroj të përshtatshme, ai do të luajë, dhe kur jo, nuk do të luajë.”

Për të ardhmen e PSG-së ai shtoi:

“Unë dua konkurrencë maksimale për sezonin e ardhshëm. Dua që të gjithë lojtarët startues të kësaj skuadre të mendojnë se kjo është një mundësi e madhe. Kjo është ajo që unë kërkoj këtë sezon dhe sezonin e ardhshëm.”


Top Channel

You may also like