Largimi i dytë nga Kukësi, djali i shtëpisë e mbyll me verilindorët

by admin
Spread the love

Fluturim Domi është lojtari i dytë që largohet nga Kukësi. 23-vjeçari ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se nuk do të jetë më pjesë e klubit të qytetit të tij të lindjes. Njëkohësisht skuadra ku u formua si futbollist.

Domi është një prodhim i akademisë verilindorë, por nuk arriti dot që të gjente shumë hapësira gjatë këtij edicioni. Supersport mëson se për sulmuesin kuksian ka interesim nga dy skuadra të Superiores.

Por dhe një ekip në elitën e futbollit të Kosovës.

Pritet që brenda pak ditësh Domi të gjejë skuadrën e tij të re. “Xholi” ofensiv është lojtari i dytë që lë Kukësin. Pak ditë më herët edhe Sahitaj ndau rrugët me verilindorët.

Pas 18 ndeshjesh, skuadra e Stavri Nicës pozicionohet në vendin e parafundit të renditjes. Ndeshja e parë për këtë vit do të jetë me Vllazninë në “Loro Boriçi”, e programuar në datën 14 janar (17:00) .

You may also like