Laporta sulmon Realin e Madridit: Arbitrat i kanë mbështetur për 70 vite si skuadër pranë regjimit

by admin
Spread the love

Presidenti Joan Laporta zhvilloi një konferencë të gjatë për shtyp ku doli në mbrojtje të Barcelonës në lidhje me “Çështjen Negreira” për pagesat e dyshimta pret 7.3 milionë eurosh ndaj zv.presidentit të shoqatës së arbitrave, i cili dyshohet se ka favorizuar skuadrën katalane gjatë 18 viteve.

Në fjalën e tij, Laporta sulmon ashpër drejtuesin e La Ligas, Javier Tebas dhe Real Madridin bashkë me presidentin, Florentino Perez. Përpara 110 gazetarëve, Laporta mohoi kategorikisht se ka paguar me qëllim favorizimin nga arbitrat, duke theksuar se bëhet fjalë për pagesa që lidhen me asistencën që duhet të jepte Negreira në çështje që lidhen me arbitrimin.
“Nuk është rastësi që kjo çështje del në sipërfaqe në një moment që Barcelona kryeson klasifikimin dhe kemi shpëtuar ekonomikisht. Ndodh gjithashtu kur kemi prezantuar edhe një kompeticion europian alternativ. Duan të destabilizojnë Barcelonën dhe të shkatërrojnë modelin tonë sportiv për të marrë kontrollin.

Marrëdhëniet me Realin nuk janë prishur pëfundimisht por janë dëmtuar shumë. Nuk mund ta praoj sjelljen e Perez. Madridi është favorizuar historikisht nga arbitrat sepse ka qenë historikisht klubi më pranë regjimit. Për 70 vjet, përgjegjës të sistemit të gjykimit kanë qenë madrilenë. Presidenti Tebas po tregohet i papërgjegjshëm dhe shumë pak profesional. Po na bëhet një sulm i paprecedentë edhe nga UEFA që kërkon të na përjashtojë sezonin e ardhshëm”.

You may also like