Laporta sulmon ashpër Realin për gjyqtarët: Ajo që ndodhi në Madrid ishte e turpshme

by admin
Spread the love

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka lëshuar disa deklarata shumë të ashpra në adresë të Rela Madrid, duke insistuar se po ndihmohet në mënyrë të dukshme nga gjyqtarët dhe se i vë ata nën presion.

Presidenti i katalanasve, i cili në fakt është i përfshirë vetë në çështjen e famshme Negreira për pagesat ndaj gjyqtarëve, ka deklaruar në mbrëmjen gala të organizuar nga “Mundo Deportivo” se vetëm vendimet e gjyqtarëve nuk ia kishin bërë të mundur skuadrës së tij që të ngushtonte diferencën me kreun.

“Ajo që ndodhi në Madrid ishte një turp. Arbitrat duhet të japin përgjigje për disa presione nën të cilat po vihen gjatë këtyre sezoneve. Nëse nuk do ta bëjnë, do të na lënë shumë të shqetësuar, pasi do të ketë një zbehje të funksioneve të tyre.

Ne, në anën tonë, jemi të lumtur se po fitojmë, çdo ditë jemi më të fortë. Për disa vendime gjyqtarësh nuk ua dolëm që të shkurtonim diferencën. Jam optimist për këtë sezon. Ajo që mund të bëjmë është të punojmë ditë pas dite që të fitojmë çdo kompeticion të mundshëm”, tha Laporta.

PANORAMASPORT.AL

You may also like