Lajmi i Fundit / Muriqi titullar, debuton me Mallorcan, titullar edhe Ivan Balliu

by admin
Spread the love

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Vedat Muriqi, sonte do ta bëjë debutimin e tij zyrtar me Mallorcan në kuadër të Copa del Rey, shkruan Insporti.com.

Muriqi është në formacionin bazë për ndeshjen kundër Rayo Vallecanos.

Ylli i Kosovës ditë më parë iu bashkua skuadrës spanjoll nga Lazio në formë huazimi dhe ka zhvilluar vetëm disa seanca stërvitore, megjithatë duket se është i gatshëm që të nis ndeshjen nga minuta e parë.

Ai nuk do të jetë shqitpari i vetëm sonte në fushë, pasi për Vallecanon paraqitet nga minuta e parë edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu.

Ndeshja nis nga ora 20:00. /Insporti.com/

You may also like