Lajmi i Fundit: Ka mbetur vetëm edhe zyrtarizimi, Vedat Muriqi pritet t’i bashkohet këtij klubi spanjoll!?

by admin
Spread the love

Mediat spanjolle dhe ato italiane raportojnë se Vedat Muriqi është një hap larg për t’iu bashkuar Mallorcës.

“Tutoomercatoweb” raporton se sulmuesi i Kombëtares së Kosovës pritet të transferohet te Mallorca në formë huazimi me të drejtë të blerjes në fund të edicionit.

Gjithashtu, thuhet se Muriqi është pajtuar me kushtet e klubit spanjoll që bën gara në La Liga.

Shuma e cila do të përfitojë Muriqi te Mallorca është 2.1 milionë euro në sezon.

Dy klubet janë duke punuar për ta finalizuar sa më shpejt marrëveshjen.

Vedat Muriqi verën e vitit të kaluar iu bashkua Lazios nga Fenerbahce me shumën prej 20 milionë eurove.

27-vjeçari që nga kalimi në “Olimpico” për asnjë moment nuk arriti të fitonte një vend në formacionin titullar të “Biancocelestit”.

You may also like