Lajme të këqija për Mourinhon, humbet mesfushori kundër Spezias

by admin
Spread the love

Lajme të këqija për Jose Mourinhon në prag të sfidës kundër Spezias. “The Special One” ka humbur një mesfushor shumë të rëndësishëm në prag të kësaj sfide dhe nuk do ta ketë atë në dispozicion.

Bëhet fjalë për portugezin, Sergio Oliveira i cili pësoi një dëmtim muskulor. Kështu, mesfushori nuk u grumbullua për sfidën ndaj Spezias dhe do të jetë një mungesë me peshë për kryeqytetasit.

Nga ana tjetër, Mourinho duhet të projektojë takimin edhe pa Afena-Gyan që nuk u grumbullua gjithashtu me Romën. Lajmi i vetëm i mirë për portugezin është se mbrojtësi Roger Ibanez është rikuperuar dhe është në dispozicion për sfidën kundër ekipit të Thiago Mottas. /oversport.tv

Foto: AS Roma Facebook

You may also like