Lajm i fundit/ Rrëzohet plani i qeverisë britanike për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda

by admin
Spread the love

Gjykata e Apelit në Londër ka rrëzuar planin e qeverisë britanike për dërgimin e e azilkërkuesve në Ruanda, duke e shpallur të paligjshëm.

Azilkërkuesit dhe një organizatë bamirëse fituan sfidën e tyre kundër planit të qeverisë për azilin në Ruandë, shkruan BBC.

Dy nga tre gjyqtarët argumentuan se Ruanda nuk ishte një “vend i sigurt” – pasi azilkërkuesit mund të dërgohen në vendin e tyre

Qeveria e Ruandës ka kundërshtuar duke thënë se është një nga vendet më të sigurta në botë.

Në dhjetor, Gjykata e Lartë hodhi poshtë një sërë sfidash ligjore ndaj planit të qeverisë, por disa azilkërkues individualë dhe organizata bamirëse Asylum Aid e çuan çështjen në Gjykatën e Apelit.

Lajmi në përditësim…


Top Channel

You may also like