Lajçak: Kosova e Serbia duhet ta përcaktojnë epilogun e dialogut

by admin
Spread the love

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se janë dy vendet që duhet ta përcaktojnë marrëveshjen finale e se kjo nuk varet nga ndërmjetësuesit.

Pas shtimit të diskutimeve se marrëveshja finale mund të mos përfshijë njohjen reciproke, Lajçaku i pyetur nga gazetarët pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë, ka thënë se marrëveshjen finale duhet që ta përcaktojnë Kosova dhe Serbia.

“Kjo s’varet nga unë, që të vendos në emër tuaj. Për këtë është dialogu”, ka thënë Lajçak.

Ai ka pranuar se ndër diskutimet që ka pasur me Kurtin ishte edhe propozimi franko-gjerman. Megjithatë ka refuzuar të japë detaje.

Lajçaku e ka quajtur konstruktiv takimin me Kurtin. Ka thënë se po avancohet në diskutimin mes tyre. ai megjithatë, ka refuzuar të komentojë për vendimin e Qeverisë që më 31 tetor të përfundojë afati për kthimin e targave nga ilegale në RKS. Ka thënë se ky vendim i takon Qeverisë së Kosovës.

Emisari Lajçak ka deklaruar se BE-ja ka synim që të shmangen çdo lloj tensioni.

Për draftet që po qarkullojnë në media për Asociacionin, ai ka thënë se s’ka qenë i njoftuar më herët për to. Ka shtuar se drafti s’është kërkuar nga BE-ja dhe se Bashkimi Evropian e sheh vetëm si “një nga shumë letrat që prodhohen”. “Është diçka krejt e ndarë nga procesi ynë”, ka thënë ai.

You may also like