Laboratori i patates në Venezuelë kërkon mbrojtjen e farës vendase organike (fotot)

by admin
Spread the love

Një laborator i ngritur rrëzë Andeve venezuelane i dedikohet prodhimit të farave organike të patateve, prodhimi preferuar i fermerëve të zonës, të goditur nga kriza dhe importet nga Kolumbia fqinje.

Sfidat janë të shumta për sektorin bujqësisë të vendit me rreth 30 milionë banorë, që përballet kosto të larta prodhimi, ndërsa në rastin e patateve farat tashmë vijnë nga importi i vendeve si Kanadaja.

Organizata e prodhuesve vendas në Páramo ka punuar për ruajtjen dhe mbrojtjen e farave origjinale vendase.

“Nga ana teknologjike ato mund të prodhohen pa përdorur kimikate e fertilizues madje dhe pa ujë, por asnjëherë pa farën,” thotë për rrjetin AFP agronomi Rafael Romero, themelues i programit.

“Vendi ynë ka qenë i ekspozuar ndaj dobësisë së farave, të cilat tashmë blihen nga jashtë”.

Venezuela prodhon rreth 250,000 ton patate në vit në një sipërfaqe prej rreth 12,000 hektarë, sipas të dhënave të prodhuesve, të cilët kërkojnë sovranitet për farat origjinale vendase.

Në Proinpa janë tre sera janë mbjellë me fara patatesh nga 18 prej 23 zonave të vendit, të cilat rriten pa pesticide apo kimikate dhe ujiten nga rrjedha e malit.

Bimë të tjera janë përfshirë në projekt si patate të ëmbla, luleshtrydhe e hudhra.

Farat e Proinpa ruhen në rezervat e laboratorit, ku kanë nisur të sillet dhe specie të tjera nga Peru, Kolumbia, Azia apo Evropa.

Zyrtarët thonë se në të ruhet 24 tipe patatesh vendase, që ekportonin para ardhjes së spanjollëve në Amerikën Latine.

Presidenti Nicolás Maduro celebronte kësaj jave iniciativën dhe i kërkoi bankave publike e private të financonin prodhuesit vendas që kishin nevojë.

Prodhimi në Venezuelë përballet me kostot e larta të kujdesit dhe mungesën e karburanteve për transport, shkruan rrjeti AFP.


Top Channel

You may also like