Ky është skandali spanjoll me Kosovën, nuk lejojnë që të paraqiten!

by admin
Spread the love

Spanja edhe një herë ka treguar fytyrën e saj, duke mos lejuar që të paraqiten simbolet e Kosovës në kuadër të Kampionatit Evropian në karate.

Ky është turpi i radhës nga spanjollët.

Kjo nuk do koment, përveç një turp i paprecedent nga autoritetet spanjolle. 

 “Federata e Karatesë e Kosovës me një pjesë të përfaqësueses së Kosovës, pas shumë peripecive arrin të jetë prezente në Spanjë ku nga 22-26 mars do të mbahet Kampionati Europian i karatesë për senior Guadalajara, Spanjë.

Anipse federata e karatesë spanjolle dërgoi ftesën zyrtare për ekipin e Kosovës, ishin organet shtetërore spanjolle të cilat nuk na furnizuan me viza speciale për sportistë meqë ky shtet nuk e njeh Kosovën.

Me një ekip prej 11 personash, presidenti i FKK-së, z. Avni Gashi, selektori, dy gjyqtarë dhe shtatë garues elitar udhëtuan për në garë ku pas paraqitjes, matjeve dhe përfundimit të pagesave për pjesëmarrje në garë, u komunikua se institucionet spanjolle nuk lejojnë organizatorin që të paraqesë simbolet shtetërore (himnin, flamurin e as mbishkrimin Kosovë) në asnjë prej hapësirave brenda palestrës përfshirë edhe monitorët në arenë, informacion të cilin nuk e morëm asnjëherë më parë.

Pas këtij momenti u kontaktuan zyrtarët relevant të Federatës Europiane tê Karatesë (EKF) përfshirë kryetarin, anëtarët e bordit ekzekutiv, shefat e komisioneve të cilët shprehnin keqardhje dhe pamundësi për ta ndryshuar situatën.

Meqenëse në margjinat e kampionatit ishte i paraparë edhe Kongresi Vjetor i EKF-së, edhe aty u shfrytëzua rasti për të ju drejtuar delegatëve të kuvendit të Federatës Europiane të karatesë me kronologjinë e padrejtësive të shkaktuara nga ndikimet politike në sport në përgjithësi e po ashtu tek karateja e Kosovës  në veçanti.

Me dëshpërim e dhimbje për mundin e bërë gjatë stërvitjeve të gjata për përgatitje maksimale të garuesve tanë si dhe trajnerëve, FKK e indinjuar por edhe e motivuar për të bërë gjithçka për të ardhmëen e karateistëve tanë, kërkon nga të gjithë që të mbështesim fort garuesit tanë të cilët kanë potencialin e duhur dhe të mjaftueshëm pëer t’u ngjitur në piedestalin e medaljeve europiane e botërore.

Vlen të theksohet se në çdo veprim, që nga fillimi, pranë nesh ka qenë edhe MKRS”, njofton FKK.

You may also like