Kuvendi votoi ndryshimet në Ligjin për ushqimin e subvencionuar të studentëve

by admin
Spread the love

Pasditen e sotme, në seancën e 140-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, u miratua Ligji për ndryshimin e ligjit për ushqimin e subvencionuar të studentëve me 74 vota “pro”, pa vota kundër dhe abstenime.

Kjo masë u miratua për të adresuar shqetësimet e studentëve të cilët kishin protestuar ditën e hënë për mospagesën në kohë të bursave, vonesat në kuponët e transportit dhe në pagesat retroaktive të bursave.
Gjithashtu, në seancën e sotme u diskutua për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, ku propozimi për profesoren Ana Pavlovska-Daneva u vendos për diskutim pas tërheqjes së propozimit të ish-prokurorit publik Ljubomir Joveski. Përveç kësaj, Kuvendi miratoi ndryshime në Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, duke parashikuar rregulla të reja për vendndodhjen e lokaleve të lojërave të fatit në raport me shkollat.
Në të njëjtën kohë, Kuvendi miratoi edhe vendimet për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në operacionet ndërkombëtare të Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të Kombeve të Bashkuara në Liban

MARKETING



You may also like