Kuvendi miratoi disa ligje dhe propozim-vendime për emërimin e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve të disa institucioneve

by admin
Spread the love

 Me vonesë prej më shumë se dy orëve, Kuvendi sot filloi me seancën e parë plenarë për këtë vit pas festave. Në kuadër të seancës së 135-të, deputetët votuan disa ligje dhe propozim-vendime për kryetar dhe anëtarë të komisioneve të disa institucioneve.

Në kuadër të kësaj seance janë votuar dhe Propozim ligji për aviacion – lexim i dytë, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për Shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes – lexim i parë dhe Kërkesa për interpretim autentik të netit 13 nga Ligji për Zjarrfikje – tekst i pastruar (Gazetar zyrtare e RMV-së nr.168 nga 21.11.2017 ). dorëzuar nga kryetari i Komunës së Gjevgjelisë.

Kuvendi votoi për emërimin e Mentor Jakupit për anëtar të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional.

Deputetët dhanë mbështetje edhe për Propozim-vendimin për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, Propozim-vendim për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës, Propozim-vendimin për emërimin e anëtarëve të Komisionit të Agjencisë për komunikime elektronike, Propozim-vendim për emërimin e anëtarit të Komisionit për Agjencinë e postave, Propozim-vendim për zgjedhjen e shoqatës në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtës policore dhe gjyqësorit për mekanizmin për kontroll civil në përbërje të Avokatit të Popullitm Propozim-vendim për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit shtetëror për vendimmarrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse.

Deputetën dhanë mbështetje të miratohen me procedurë të shkurtuar Propozimi i ligjit për plotësimin e Ligjit për Avokatinë shtetërore, Propozim i ligjit për zhvillimin dhe aftësimin profesional  të nëpunësve administrativë, Propozim i ligjit për ndryshimin e ligjit për sportin, Propozim i ligjit për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit dhe transformimin digjital, Propozim ligji për nëpunësit administrativë, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike, Propozim ligji për peshkatari dhe akuakulturë, Propozim i ligjit për garantimin e Maqedonisë së Veriut për obligimet nga Marrëveshja për kredi për financim shtesë të projektit për përmirësimin dhe zhvillimin e rrugëve, i cili do të lidhet ndërmjet Bankës ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim – Bankës Botërore dhe Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Propozim i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për për shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave, Propozim i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me mbeturina, Propozim i ligjit për plotësimin e Ligjit për shërbim në Armatën e Maqedonisë së Veriut.

Që nga kjo seancë, Qeveria ka tërhequr edhe tre propozim-ligje  – Propozim i ligjit për nëpunësit administrativ, me procedurë të shkurtuar, Propozim i ligjit për punëtorët në sektorin publik, me procedurë të shkurtuar dhe Propozim i ligjit për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit dhe transformimin dixhital (* ), me procedure të shkurtuar.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Velika Stojkovska Serafimova propozoi rendi i ditës të plotësohet edhe me një pikë – Propozim i Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase. Xhaferi nuk e vendosi fare në votim propozimin e deputetës Serafimova dhe sqaroi se për shkak të afateve procedurale në procedurë të rregullt, një propozim i plotësuar për t’u vendosur në rend dite në seancën e parë të ardhshme, duhet të sigurohen tri ditë punë para ditës së parashikuar për seancë që të munden të paraqiten amandamente të propozimit të plotësuar.

Kuvendi vazhdoi me punë në seancën 138-të në orën 15:30.

MARKETING



You may also like