Kush ra nga avioni i Air Force One? Biden në Varshavë: Videoja virale në internet

by admin
Spread the love

Pas vizitës surprizë në Kiev, presidenti amerikan Joe Biden ndaloi në Varshavë ku u takua me presidentin Andrzej Duda për të diskutuar mbi përpjekjet kolektive për të mbështetur Ukrainën, por edhe për të falënderuar vendin e tij, Poloninë, për ndihmën e dhënë SHBA-së përmes lehtësimit të dërgimit të ndihmave ushtarake dhe asistencën humanitare në shtetin e gjendur nën një agresion brutal të Rusisë.

Në ditën e tij të dytë në kryeqytetin polak, shefi i Shtëpisë së Bardhë pritet të zhvillojë takime atje me përfaqësuesit e disa shteteve të NATO-s të Europës Lindore.

I ashtuquajturi ‘Grupi i nëntë i Bukureshtit’ përfaqëson vendet që përbëjnë krahun lindor të aleancës veri-atlantike.  Aty bëjnë pjesë: Polonia, Rumania, Bullgaria, Hungaria, Çekia, Sllovakia, Estonia, Letonia dhe Lituania.

Në takim do të jetë edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Vizita e Bidenit në Poloni është pjesë e një serie të konsultimeve me aleatët për t’u përgatitur për një fazë më të ndërlikuar të pushtimit rus të Ukrainës, që ka nisur pothuajse një vit më parë.

Në media ndërkohë, ka qarkulluar dhe një video e pazakontë, e cila tregon një person duke u rrëzuar nga shkallët e avionit presidencial, Air Force One pas mbërritjes në Varshavë. Në rrjet menjëherë nisën aludimet, të ushqyera nga rrëzimi i famshëm i Bidenit në këto shkallë në 2021-shin. Megjithatë, Newsweek dhe media të tjera pohuan se personi që bie keq në ato filmime, të cilin disa të tjerë nxitojnë që ta ndihmojnë duke e mbajtur nga krahët, nuk është presidenti Biden.


Top Channel

You may also like